Kosovë Shqipëri

Shahini: Unë dhe Cakaj gabuam që u shkëputëm me Kosovën dhe funksionuam sikur u lindëm në Shqipëri

Ish-Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini tha se, ndonëse është larguar nga ky post, projekti i kryeministrit shqiptar Edi Rama për integrimin e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri ka rezultuar i suksesshëm.

Shahini sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga posti i Ministres së Arsimit duke thënë se arsyet personale bënë që ajo të mos ishte edhe për një mandat të dytë në këtë post.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Në momentin që u bë njoftimi për zgjedhje në vitin 2021 dhe u konkretizua fillimi i gjithë procesit parazgjedhor, unë ngaqë kisha marrë vendim se nuk do të vazhdoj edhe për një mandat tjetër, u desh që të ulem dhe të diskutoj me kryeministrin Edi Rama nëse ia vlen apo nuk ia vlen që të rri në këtë periudhë në Shqipëri dhe të udhëheq me një dikaster që është shumë i rëndësishëm”.

“Unë kërkova që të lirohem nga detyra në mënyrë që ai [Edi Rama] të ketë mundësi që ta konsolidojë ekipin me të cilin pastaj do t’i fitonte zgjedhjet. Sepse është ndryshe të futesh në zgjedhje me një ekip njerëzish të cilët duan gjithsesi që ta fitojnë edhe një mandat tjetër dhe duan të shërbejnë edhe për një mandat tjetër dhe është ndryshe të futesh në zgjedhje me një ekip në të cilin njerëzit janë të vullnetit të mirë për të ndihmuar, por nëse nuk dëshirojnë vetë të shërbejnë edhe për një mandat tjetër besoj që angazhimi do të ishte më i limituar se i pasardhëses sime”.