Këngëtarja Juliana Pasha ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe profesionale.
E ftuar në “Tani mund të këndosh” tek “E Diela Shqiptare”, këngëtarja rrëfeu dhe brengën më të madhe, e cila është mosardhja në jetë e një fëmije.
‘’Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presim dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.”, u shpreh Juliana.