Lajme

Sërish tërmet i fuqishëm në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë është regjistruar këtë të di

Një tërmet i fortë është regjistruar këtë të diel në Turqi.

Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihters, me një thellësi 2 km dhe me epiqendër në Elazig.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu shkroi në “Twitter” se deri më tani nuk ka njoftime në lidhje me dëmet materiale, apo viktimat.

Risjellim në vëmendje se në fund të muajit tetor, një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, me epiqendër në verilindje të ishullit Samos, shkaktoi dëme të shumta materiale në Turqi, dhe i mori jetën 114 personave.


Etiketa: ,