Lajme

Sërish s’ka kourum të mjaftueshëm për projektligjin e vlerave të luftës

Edhe në seancën e sotme plenare nuk ka pasur të

Edhe në seancën e sotme plenare nuk ka pasur të Kuvendit të Kosovës, nuk ka pasur kourum të mjaftueshëm për votimin e projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, njofton Insajderi.

Seanca e Kuvendit ka nisur me hedhjen në votim të këtij projektligji për të cilin kanë votuar 36 deputetë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Diskutimet për këtë projektligj kanë përfunduar në seancën e 7 gushtit, ndërsa në seancat paraprake nuk ka pasur kourum të mjaftueshëm për vendimmarrje. /Insajderi.com