Showbiz

Sërish dalin përgjime në Maqedoninë e Veriut

Në kanalin YouTube nga përdoruesi “Brane Kapita

Në kanalin YouTube nga përdoruesi “Brane Kapital” sot janë publikuar përgjime të reja ku në bisedën e janë të përfshirë kryeministri në detyrë Zoran Zaev dhe Aleksander Verushevski, njofton Insajderi.

Në këtë incizim, Zaev dëgjohet duke thënë se posedon kapital prej 8,5 milion eurosh dhe shton më pas se nuk ka nevojë për përkrahjen e ish-kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe se ai dhe njerëzit e tij tashmë nuk kanë asnjë ndikim.

Zoran Zaev ishte personi i cili kishte shkaktuar një bujë të madhe me publikimin e përgjimeve nga vitit 2015, ku në atë kohë kishin dalur shumë biseda të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. /Insajderi.con