Ballkan

Serbia regjistron një të vdekur dhe 30 raste të reja me coronavirus

Sipas informacionit të fundit, 30 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.

Autoritetet shëndetësore serbe gjithashtu kanë raportuar se ka vdekur një person.

Në 24 orët e fundit, 5,268 mostra u testuan dhe 1,120,363 që nga fillimi i epidemisë, raporton b92.

Në spitale janë të shtruar 279 persona gjersa 20 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Ndryshe, shkalla e vdekjeve në shtetin serb është 2.24 për qind.