Lajme

Serbët këndojnë këngë provokuese në Prizren, brohorasin “Kosova është Serbi”

Brohoritje “Kosovo je Serbia” (shqip: “Kosova është Serbi”) janë dëgjuar sot në qytetin e Prizrenit.

Ata janë fotografuar rreth orës 15, teksa po këndonin këngë provokuese dhe po mohonin pavarësinë e Kosovës.

Qarkullimi i automjete në rrugën ku ndodhet kisha ortodokse serbe është ndaluar për rreth 15 minuta nga Policia e Kosovës.

Zyrtarë të PK’së e ruajnë vazhdimisht Kishën e Levishës, që ndodhet në zonën historike të Prizrenit.

Kjo kishë ishte shndërruar në xhami, para se xhamia të bëhej përsëri kishë.