tjera

Serbët ia vranë dhe dogjën babanë, Çeku i la një porosi vëllait para nisjes për në Hagë

Në mes të fshatit Qyshk ndodhet kjo pllakë përkujtimore. Aty janë emrat e 47 banorëve që u vranë e u masakruan gjatë luftës në Kosovë.

Në mesin e tyre është edhe emri i Hasan Cekut, babit të Agim Cekut i cili të hënën po intervistohej në Hagë si i dyshuar për krime lufte.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në këtë vend, forcat serbe vranë e më pas dogjën trupin e babait të ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Bashkë më të u masakruan edhe 46 banorë në atë që njihet si masakra e Qyshkut të Pejës.

Që nga ajo dikë familja Çeku, por edhe familjet tjera në këtë fshat kërkojnë drejtësi.

E derisa ajo për ta po vonon, Tribunali Special ka ftuar Agim Cekun si të dyshuar për krime lufte.

Një ftesë dhe një përballje e tillë është e papranueshëm për familjen e ish kryeministrit të Kosovës.

Çeku pohon që beson në pafajësinë e të gjithë ushtarëve të UÇK’së.

Në një bisedë për T7 Besimi tregon se çka i tha Agim Çeku para se të nisej për në Hagë.

E në pafajësinë e Agim Çekut, po beson edhe i mbijetuari i Masakrës së Qyshkut, Isa Gashi.

Gashi thotë që duhet të gjykohen ata që kryen gjenocid në Kosovë e jo ata që mbrojtën pragun e derës.

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku u ftua më 3 shtator nga Gjykata Speciale.

https://video.gjirafa.com/serbet-dogjen-trupin-e-babait-te-cekut