Kult

Sëndukët e pajës e veshjet qytetare të Maqedonisë së Veriut ekspozohen në Durrës

Dy koleksione mjaft interesante nga Muzeu i Bi

Dy koleksione mjaft interesante nga Muzeu i Bitolës në Maqedoninë e Veriut, që i përkasin fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX, u ekspozuan në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Në ceremoninë e përurimit të ekspozitës, e çelur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë së Veriut ne Shqipëri, Dancho Markovski, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë së Durrësit Gentian Kallmi, dashamirës të artit, etj.

Në ekspozitë u prezantuan sëndukët e pajës, të kuruara nga Mary Stojanova dhe veshjet qytetare, kuruar nga Nade Genevska Bracic. Këto artefakte të fotografuara janë dëshmi e traditave dhe kulturës së përbashkët, që ndajmë me popujt fqinjë të Ballkanit.

Një nga produktet me mjaft interes të këtij aktiviteti, i cili u përshëndet nga ambasadori Markovski dhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi, ishte nënshkrimi i MoM të bashkëpunimit midis Qendrës Muzeore Durrës dhe Muzeut të Bitolës, i firmosur nga titullarët e këtyre dy institucioneve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati një muaj në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. /ATA/ KultPlus.com

The post Sëndukët e pajës e veshjet qytetare të Maqedonisë së Veriut ekspozohen në Durrës appeared first on KultPlus.