Kult

Sëmuret Ermonela Jaho, anulon aktivitetet pas këshillave të mjekëve

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho duket se nuk

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho duket se nuk po kalon momente të mira. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sopranoja me famë ndërkombëtare ka njoftuar se ka probleme shëndetësore. Jaho tha se për shkak të problemeve shëndetësore mjekët e kanë këshilluar që të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.



“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj. Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Ju uroj të gjithë kolegëve të mi që t’u ecë mbarë. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shume dashuri Ermonela”, shkruan Jaho.