Lajme

Selmanaj përshëndet VV-në me një fotografi nga Kuvendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lid

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me zhvillimet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.

Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi nga Kuvendi bashkë me deputetët e LDK-së ku ka shkruar: “Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK✌️”.

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar në Kuvend kundër prezencës së Driton Selmanajt.

Kjo parti ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë Selmanajn të marrë pjesë në seanca për shkak të deklaratave të tij për të pagjeturit./Insajderi.com

Të fala nga Shtëpia e Madhe!
LDK✌️

Posted by Driton Selmanaj on Friday, December 18, 2020