Kosovë

Selmanaj: Deklarata ime po manipulohet nga shpifësit, ja çfarë thashë në T7

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin. Selmanaj i tha Gazetës Express se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.

Selmanaj tha se për fatin e keq Lëvizja Vetëvendosje po e përdorë këtë për fushatë zgjedhore.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Vetëvendosja për fatin e keq po e keqpërdorë për fushatë zgjedhore dhe disa eksponentë të PDK’së e pashë filozofin Blerim Latifi. Ose nuk e kanë parë emisionin ose e keqpërdorin në maksimum”, tha ai.

Tutje zyrtari qeveritar u shpreh se tema e të pagjeturve duhet të trajtohet dinjitetshëm dhe jo për të bërë garë politike.

Unë kam folur vetëm këtë, ky popull është lodhë nga përdorimi politik për poena politik për temat e ndishme kombëtare që i ka ky vend. Nuk duhet të përdoren rastet ngjarjet historike të rënda të ndishme dhe si të tilla ato meritojnë të trajtohen seriozisht meritojnë të trajtohen dinjitetshëm por jo për të bërë garë politike jo për të etiketuar kundërshtarët politikë, mbi këto tema është turp me ndërtu kauzë politike dikush”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se e tërë kjo është një fushatë shpifëse e orkestruar kundër tij dhe qeverisë

“Kjo është pjesë e fushatës manipulative dhe shpifëse kundër meje në radhë të parë dhe kundër qeverisë dhe duhet ndëgju emisionin dhe deklaratën time për të dhënë konstatimin çfarë po japin disa.Unë kam thënë kështu: Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi tema të tilla të ndishme dikush provon me ndërtu karrierë politike ose me ndërtu kauzë politike kjo është ajo që e kam thënë unë. Nuk jemi lodhë ne për temën e të pagjeturve por jemi lodhë nga pretendimet e atyre që mbi bazën e këtyre temave ndërtojnë kauza politike i përdorin këto kauza për qëllime të ulëta politike kësaj duhet me i dhënë fund kjo ka qenë qasja ime dhe vazhdon të jetë”, u shpreh ai.

Selmanaj tha se qeveria ka vendosur çështjen e të pagjeturve në pikën e parë të diskutimit në dialogun me Serbinë.

“Ne si qeveri kemi vendosur pikën e parë çështjen që po diskutojmë me Serbinë është çështja e të pagjeturve. Kushdo që provon t’i keqpërdorë këto tema për arsye tjera e kam thënë dje në Kuvend po e them edhe sot është turp, turp ,turp kushdo që ka qasje të tillë”, tha ai.

Për këtë çështje ai ka dhënë para pak çastesh edhe një sqarim në profilin e tij zyrtar, duke treguar se çfarë saktësisht ka thënë për shfrytëzimin e temave të ndjeshme.