Kosovë

Selimi thotë se s’ka krisje në koalicionin me LDK’në

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nuk ka krisje të partneritetit qeverisës me LDK’në. Ai thotë se ka vetëm debat dhe diskutime për çështje të ndryshme.

Sipas Selimit sa i përket dialogut AAK ka paraqitë shqetësimin për mundësinë e rrëshqitjes në dialog teknik, ndërsa për postin e presidentit nuk voton asnjë kandidat tjetër përveç Haradinajt.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Çdo mospajtim që e kemi pas e kemi thënë edhe publikisht, sepse ne si Aleancë mendojmë se edhe publiku duhet të jetë pjesë e këtij debati dhe diskutimi’, tha Selimi në emisionin ‘Argument Plus” në RTV21.