Lajme

Selimi: Kosova s’ka mekanizma për t’i hetuar të hyrat e biznesmenëve rusë

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.

Pika e parë në rend të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti politik që e përfaqëson nuk do ta mbështesë projektligjin në fjalë.

Sipas tij, Kosova nuk ka mekanizma që do t’i hetonte të ardhurat financiare të një biznesmeni rus.

“Sa i përket Inteligjencës Financiare, unë nuk mendoj se Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm për ta ditur prejardhjen e mjeteve financiare të një biznesmeni në Rusi”.

“Për ta arritur qëllimin, është mirë që të tërhiqet ky ligj dhe të evitohen rreziqet që i sjell ai”.