18:34 | 24 Tetor 2019

Foto: Dominique Charriau/WireImage
18:34 | 24 Tetor 2019
Selena Gomez ka publikuar edhe një këngë të re.
Selena Gomez ka pak ditë që publikoi një këngë të re, të cilën thuhet se ia dedikoi ishit të saj, Justin Bieber, shkruan lajmi.net.
Kënga titullohej “Lose You To Love Me”, ndërsa e solli të shoqëruar edhe me klip, por pas disa ditësh ajo solli projektin e ri.
Projekti i ri i Selenës titullohet “Look At Her Now”, ndërsa vjen pak kohë pas këngës që u tha se është dedikim për Justinin.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Selena Gomez. /Lajmi.net/