Showbiz

Selena Gomez: Kam dy vjet që jam beqare

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të preferuara, madje ajo është dhe idhull për një pjesë të mirë të vajzave.





Kohët e fundit Selena është përfolur në media për raportin e saj me ish- të dashurin Justin Bieber. Rikujtojmë se Justin para pak kohësh kurorëzoi dashurinë e tij me Hailey Baldwin.

Në media qarkulloi lajmi se Selena është në një lidhje romance me themeluesin e KROST, Samuel Krost. Por me anë të një postimi në ‘Insta story-n’ e saj, Selena sqaroi që ajo është ‘single’.

Nuk po dal me askënd. Kam dy vjet që jam beqare”- tha Selena.