Showbiz

Selena Gomez: Ja si më ndihmoi Taylor Swift të kaloja periudhën ´e tmerrshme´ të Justin Bieber

Në intervistën e fundit, ku ishte me Zane Low

Në intervistën e fundit, ku ishte me Zane Lowe, Selena tregoi se si e kishte ndihmuar Taylor gjatë marrëdhënies së saj me Justin dhe më pas me ndarjen.





Pas kësaj interviste, u ftua dhe Taylor për të treguar më shumë rreth kësaj situate.

“Asaj i është dashur të kalojë shumë. Kam parë shumë gjëra që kanë ndodhur në jetën e saj dhe gjithnjë ja ka dalë. Jam shumë krenare për të- tha Taylor.

 Swift e quajti këngën e re të Selena-s “Lose You to Love Me”, si gjënë më të mirë që ka bërë deri më tani.

E pyetur se sa shumë ka ndryshuar ylli i Disney-it ndër vite, Taylor tha se Selena mund t’i përgjigjej më mirë vetë kësaj pyetjeje.

“Jam shumë e emocionuar sepse kur dikush ka eksperienca të mëdha jete, ka kaluar vështirësi, mund ta përdorin këtë për të krijuar art më vonë dhe kështu ndihmojnë njerëzit e tjerë. Kështu është pikërisht kjo këngë.”

 

Selena kujtoi sa pranë i ka qëndruar këngëtarja.

“Ajo ishte e frustruar kur unë isha e frustruar. Nëse unë isha e mërzitur, ajo ishte e mërzitur. Mendoj se ata më kanë parë të kaloj shumë dhimbje. S’donin që unë të isha kështu, por kurrë nuk ndaluan së më dashuri.”- u shpreh Gomez.

 

Ndonëse nuk e tha emrin e Justin-it me zë të lartë, Selena kujtoi se për 10 vite ka qenë në një lidhje toksike, duke shtuar se ndarja ishte “e tmerrshme”.