Lajme

Sekuestrohet një armë zjarri nga Policia në një shkollë të Skenderajt

Policia të Komunën e Skenderajt kanë gjetur dhe

Policia të Komunën e Skenderajt kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në një prej shkollave të mesme profesionale të po ati qyteti, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të marten e 20 prillit kur nga ana e angazhimit të policëve në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla hasën një të mitur të dyshuar tek i cili e gjeten dhe sekuestruan një armë të llojit ‘Pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Policia ka bërë të ditur se arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtutjeshme.

“Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com