Shëndetësi

Sekreti, si të ruani vajin e ullirit pa humbur cilësinë

Vaji i ullirit është një nga përbërësit kryesor

Vaji i ullirit është një nga përbërësit kryesor të kuzhinës, i cili shquhet për vlerat e pakrahasueshme ushqimore. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, siç janë kontakti me dritën dhe oksigjeni në atmosferë, ai mund të ndryshojë shijen, aromën dhe ngjyrën.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Ekziston një zgjidhje për të zgjatur “jetën” e vajit të ullirit dhe është shumë më e lehtë nga sa mund të mendoni. Sekreti për të ruajtur cilësinë dhe shijen e mrekulleshme të tij qëndron tek mbajtja në vendin e duhur.

Rekomandohet që ta ruani atë në shishe të errëta dhe me kapak.

Gjithashtu, është e rëndësishme që të mos e mbani në sipërfaqe, ku ka të ngjarë të ekspozohet nga ndaj rrezeve të diellit, por në një dollap të freskët, larg sobës elektrike ose frigoriferit.