Lajme

Seancë e re në Kuvend, në rend të ditës 12 pika

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten sërish për seancë të re, e cila pritet të fillojë në orën 10:00, njofton Insajderi.

Në rend të ditës janë 12 pika. Pos deklarimeve jashtë rendit të ditës, pyetjeve parlamentare e miratimit të procesverbalit nga seanca e mëparshme, në rend të ditës janë edhe shqyrtimi i nëntë projektligjeve.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë; Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete”.

Në seancën e mbajtur të mërkurën, deputetët kanë shkarkuar bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Po ashtu janë emëruar dy anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komunitetet joshumicë./Insajderi.com