Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për “Llaskarcën”

Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të vazhdoj seanca gjyqësore për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti tek fshati Llaskarcë i Komunës së Sarajit. Gjatë këtij aksidenti humbën jetën 16 persona ndërsa 37 mbetën të lënduar. Për aksidentin në fjalë akuzohen 6 persona.

Në seancën e kaluar ka dëshmuar një banor i fshatit Llaskarcë i cili ndër të parët ka arritur në vendin e aksidentit.

Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuesi i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Loading…