Lajme

Së paku 26 persona kanë humbur jetën nga përplasja mes një anije mallrash dhe një varke në Bangladesh

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasoj

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një varke me një anije mallrash në Bangladesh, transmeton Insajderi.

Sipas lajmit në Dhaka Tribune, varka me shumë pasagjerë mbi Lumin Padma, u përplas me anijen që transportonte rërë.

Zyrtari policor i rajonit Madaripur, Miraj Hossain, tha se në aksident kanë humbur jetën 26 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.

Ai njoftoi se 5 persona të shpëtuar po trajtohen në spital.

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon. /Insajderi.com