Sport

S’do të ketë vendim sot nga ministri i Imigracionit i Australisë për Djokovicin

Tenisti serb, Novak Djokovic do të jetë i lirë sonte. Qeveria e Australisë nuk do të marrë sonte vendim në lidhje me dëbimin e tij.

Vendimi për ta anuluar vizën e Djokovicit mund të bëhet nesër ose në ditët në vijim,

Sot, Gjykata australiane vendosi në të mirë të Djokovicit, duke e anuluar vendimin paraprak për anulimin e vizës.

Megjithatë, përkundër këtij vendimi nga gjykata, Djokovic mund të dëbohet nga Australia.

Kjo pasi që ministri i Imigracionit në Australi e ka fuqinë që t’ia ri-anulojë vizën tenistit serb.

Djokovic, i cili ka të ngjarë të jetë brenda zyrës së avokatëve të tij në kullën Rialto të Melburnit në Collins Street, nuk ka dalë ende në publik.