tjera

Saranda Bogujevci rrëfen historinë e masakrës ndaj familjes së saj nga forcat serbe

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka rrëfyer historinë e saj si e mbijetuar nga masakra e cila ndodhi në Podujevë.

Ajo ka thënë se në ditën kritike, në shtëpinë e saj përveç familjes saj, ishte dhe familja Duriqi.

“Më kujtohet ka qenë ditë e diele, kemi qenë në shtëpi dhe në të njëjtën kohë kanë qenë të strehuar familja e Enver Duriqit, ata kanë ardhur nga një fshat i Llapit duke menduar se do të jenë më të sigurt në qytet. Atë ditë në orët e hershme të mëngjesit ishin dal dy autoblinda para shtëpisë, dhe ne vendosëm të largoheshim dhe të shkonim në pjesën e brendshme të oborrit ku ishte shtëpia e axhës dhe babës ku ishin të strehuar familja e Enver Duriqit. Arsyeja pse u larguam ishte se flitej se po i djegin lokalet dhe kishim frikë që do të mbeteshim brenda shtëpisë. Mua më kujtohet që kemi pas frikë edhe pse disa ditë ma herët kur filluan bombardimet menduam që të çliroheshim por në fakt prej asaj nate ka pas intensitet të madh të bombardimeve përbrenda qytetit nga serbët”, ka thënë ajo në KTV.

“Neve na u lutshim me u ruajte sepse ka pasur snajper përreth. Edhe pse ishim duke u larguar u ndamë në grupe. Burrat u larguan më herët për shkak se flitej se në momentin që hyn ushtria burrat do të vriten. Të rriturit mendonin se me largimin e burrave, gratë dhe fëmijëri do të largohen nga shtëpitë dhe do të vazhdonin nëpër male”, ka shtuar tutje Bogujevci.

Ajo thotë se pasi shkuan në shtëpinë ku rrinte Enver Duriqi, kanë filluar të hyjnë ushtria serbe.

Bogujevci thotë se ishin 20 anëtarë, derisa rrugës i kanë ndarë dy pleq i kanë futur në lokal dhe i kanë qëlluar.

“Prej aty na kanë kthyer brenda në shtëpinë e njërit fqinj, së pari kanë qëlluar gruan e axhës dhe pastaj e ndërruan armën dhe filluan të qëllonin në drejtimin tonë. Ka qenë e frikshme, unë kam qenë fëmijë dhe nuk kam mundur të besoj që diçka e tillë do të i ndodhë familjes time. Ka pas ushtarë të shumtë, ata gjatë gjithë kohës na fyenin e na shanin. Pas të shtënave janë larguar dhe pas një kohe kanë ardhur ushtria e rregullt, ku nga aty na kanë dërguar në spitalin qendror në Prishtinë, aty kemi qëndruar deri në përfundim të luftës”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka kujtuar kohën kur kishin filluar të shtënat masive nga forcat serbe.

“Po çliroheshim, dhe më kujtohet se prej asaj nate patën filluar të shtënat dhe ka pasur intensitet të madh të bombardimeve nga ana e ushtrisë serbe përbrenda qytetit. Pjesa tjetër që ka qenë e frikshme, më kujtohet si fëmijë që na u lutshin për me u ruajt është se ka pas snajperë përreth”, ka thënë Bogujevci.

Bogujevci ka treguar se shtëpia dhe oborri i saj prej stacionit të Policisë ka qenë si pasqyrë për forcat serbe në njëfarë forme.

“Edhe pse ishim duke u larguar u ndamë në grupe, pjesa më e madhe e jona ishim gra dhe fëmijë, burrat i kemi larguar më herët për shkak se flitej që në momentin kur po hynë ushtria po i marrin burrat edhe po i vrasin. Dhe ne mendonim se me largimin e burrave vetëm gratë dhe fëmijët do t’i largojnë prej shtëpive dhe do të vazhdonim si gjithë popullata nëpër male”, ka thënë Bogujevci.

Bogujevci ka treguar se sa persona kanë qenë në shtëpi në momentin kur kanë hyrë forcat serbe.

“Pasi që kemi shkuar në pjesën e shtëpisë, të axhës së babës, ku ka qenë familja e Enver Duriqit, kanë përgatitur gratë e shtëpisë gjëra ushqimore për çdo rast nëse duhet të largoheshim prej shtëpisë dhe në atë moment kanë filluar me hy forcat e ushtrisë serbe. Ne kemi qenë shtatë anëtarë të familjes së Enverit, kam qenë unë me nënën dhe dy vëllezërit, gruaja e axhës me pesë fëmijët, gjyshja dhe ka qenë halla e babit me renë e saj. Nuk na larguan prej shtëpisë në pjesën e oborrit, por na larguan përmes oborreve të fqinjëve që kemi pas”, ka thënë ajo.