Lajme

Sapo mbërriti me avion nga Tirana, arrestohet shqiptari në Torino

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane menjëherë sapo mbërriti në aeroportin e Torinos. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, udhëtoi me avion nga Tirana drejt Torinos. Arrestimi i tij u bë pasi ai akuzohet se është pjesë e një bande kriminale.

Hetimet për bandën në të cilën bënte pjesë 25-vjecari kishin nisur që në vitin 2016, pas denoncimeve të bëra nga disa vajza, të cilat ishin kërcënuar me vdekje nëse nuk u bindeshin tutorëve.

Hetimet zbuluan në atë kohë aktivitetin kriminal të grupit dhe faktuan me prova akuza për 11 shqiptarë, të cilët merreshin me trafikun e femrave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Femrat ishin kryesisht shqiptare. Policia italiane ndërkohë vijon kërkimet edhe për tre shqiptarë të tjerë, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tyre, raportjnë mediat italiane.


Etiketa: , , , , ,