Kuriozitete

Sapo lindi, foshnja tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale në botë

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.

Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.

Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishte ai që ndau foton dhe siç pritej u bë virale menjëherë. Momenti është shkrepur në një kohë kur bota përballet me pandeminë dhe maska është kthyer në një mjet të pandashëm.

“Të gjithë duam një shenjë që së shpejti do të heqim maskën”, ka shkruan mjeku në Instagramin e tij, krahas fotos së publikuar.