Kronika e Zezë

Sanksionohen 301 shoferë në Shkup

Policia e komunikacionit dje në territorin e Q

Policia e komunikacionit dje në territorin e Qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 301 gjoba, prej të cilave 69 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes, 14 masa për shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 22 për parregullsi teknike, kumtoi MPB.

Janë shqiptuar 10 gjoba për përdorim të celularit, janë sanksionuar pesë motoçiklistë, 64 për parkim të padrejtë, 63 automjete janë mënjanuar me “karrotrec”, ndërsa për mosmbajtje të kaskës janë sanksionuar 42 persona.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vahdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion.