Kronika e Zezë

Sanksionohen 222 shoferë në Shkup, prej të cilëve 60 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 222 sanksione, përfshirë 60 shkelje për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 17 masa për automjete të parregullta teknike dhe të paregjistruara, 23 masa për vozitje pa patentë shofer dhe dy motoçiklistë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Janë shqiptuar 29 masa për parkim të paligjshëm, një automjet i konfiskuar përkohësisht dhe 26 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, informojnë tutje nga MPB-ja.
Nga MPB-ja, apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

Reklamo bizensin tuaj ketu