Maqedoni

Sanksionohen 160 vozitës në Çair të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.12.2020) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Në territorin e Komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsejtë 160 gjoba, prej të cilave: 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina të paregjistruara, 8 për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit, 7 për motoçikleta.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave në trafik.

The post Sanksionohen 160 vozitës në Çair të Shkupit appeared first on Alsat.