Lajme

Sandviçë për drekë dhe udhëtimi me autobus për Tiranë – pse Hoti po e paraqet jetën modeste?

Kryeministri Avdullah Hoti, shef i Qeverisë me politika të djathta, po proklamon jetë të thjeshtë të pushtetarit. Zëvendësi i tij tha se ai merr nga shtëpia sandviçë për drekë. Sot Hoti u nis me autobus në Tiranë. Pse kryeministri Hoti vendosi të paraqes jetën modeste?

Mëngjesin e 3 qershorit, profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti ishte nisur i vetëm, pa mbrojtje dhe në këmbë drejt Kuvendit të Kosovës, ku rreth një orë më pas do të niste seanca për votimin e qeverisë së, të cilën do ta udhëhiqte ai.

ë martën e kësaj jave, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se Hoti merr ushqim me vete në punë, të cilin tha se e përgatit në banesë. Selmanaj tha se kryeministri nuk e ka luksin si formë të jetesës së tij dhe nuk e sheh si mundësi pasurimin në politikë.

“Ne kemi një kryeministër që bukën e merr me vete, merr sandviç në çantë edhe e han. Merr bukë të zezë, është goxha fit. Përgatit në banesë të tij edhe më lutë nganjëherë ‘a po don pak?’. Nuk e ka atë luksin formë të jetesës së tij, nuk e ka pasurimin në politikë si mundësi”, ka thënë ai në televizionin publik.

Dje, gazetarët e pyetën Hotin se çfarë ka ngrënë dhe se si e organizon drekën, ndërsa ai u përgjigj: “Është një çështje e imja private si e organizoj unë drekën time… sendviq si përditë”.

Sot në mesditë do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ndërsa për të marrë pjesë në këtë mbledhje, Hoti e ka organizuar udhëtimin e tij dhe të ministrave me autobus.

Hoti ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet i ulur në ulësen e autobusit së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë” shkroi Hoti mbi foton e publikuar.

Image may contain: one or more people and people sitting