Shqipëri

Samiti në Ohër, reagon Basha: Dështimi nuk mund të zëvendësohet nga propoganda

Lulëzim Basha ka reaguar në Twitter për tak

Lulëzim Basha ka reaguar në Twitter për takimin që Rama pati në Ohër me Zaev dhe Vuçiç dhe shkruan se : Dështimi nuk mund të zëvendësohet nga propoganda.
Statusi i Bashës:

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!