Maqedoni

“Samiti i Tiranës”, Varhely: Qershori, muaj kritik për Ballkanin Perëndimor

Qershori do të jetë muaji kritik për Ballkanin

Qershori do të jetë muaji kritik për Ballkanin Perëndimorë. Kështu tha komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi nga samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimorë që u mbajt në Tiranë. Ai u shpreh optimist për çeljen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën këtë muaj. Varhelyi shtoi ky vit mund të jetë viti i Ballkanit Perëndimor por për këtë duhet rezultate konkrete.“Qershori është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë çështje në tryezë. Duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, të vazhdojnë negociatat e tyre të anëtarësimit. Duam që të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kemi këtë samit të tregojmë rezultatet. Ky vit mund të jetë vërtet viti I Ballkanit Perëndimor por duam rezultate”- deklaroi Oliver Varhelyi, Komision për zgjerim.

– Advertisements –

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e nikoqirit ishte i prerë në deklaratën e tij. Shqipëria kë bërë gjithçka dhe se tani radhën e ka Këshilli i Evropës. Ai ka shtuar se pengesat për hapjen e nogicatave nuk burojnë nga Tirana, por nga kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.


“Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht. Nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli apo Haga por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.
Detyrat e shtëpisë së BE janë rruga për të modernizuar shtetin tonë dhe për ta bërë”– deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

 “Jemi të bindur se çdo ditë iu japim argumente shtesë miqve tanë evropian që përfundimisht të marrin vendim pozitiv. Rrugë tjetër për ne nuk ka, ajo është rruga drejt BE-së sepse qytetarët tanë i duan vlerat evropian t’i kenë këtu, në Shqipëri, në Tiranë, në Maqedoninë e Veriut në Shkup”- deklaroi Zoran Zaev.

Në takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Gjatë mbërritjes në takim, Rama kërkonte nga liderët të hiqnin maskat.

Adrian Kerimi