Lajme

Salianji: PS ka një grusht njerëzish që funksionojnë si makineri me urdhër të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në studion e ABC, ish-deputeti foli për buxhetin e Partisë Socialiste për 2021, ndërsa e konsideroi mashtrim premtimin për rritjen e pagave.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama është një mashtrues kronik, ndërsa sipas tij zgjidhja që u dha për naftëtarët e Ballshit, tha se e vetmja formë për të arritur zgjidhje ishte presioni, ndërsa shtoi se nuk është zgjidhja reale.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Edi Rama me presione lëshon dhe meqenëse erdhi dita e zgjedhjeve dha një formë zgjidhjeje sepse ka menduar se janë një kontingjent i rëndësishëm”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Salianji tha se buxheti i kaluar nga qeveria është tallje sipas tij.

“Keqmenaxhimi i ekonomisë duke u përqendruar tek disa oligarkë ka sjellë edhe situatën e sotme. 5 pikat e propozuara nga PD nuk janë program elektoral, por një program emergjent zgjidhjeje për situatën aktuale. Në PS ka një grusht njerëzish që funksionojnë si makineri me urdhër të Edi Ramës, kjo ishte edhe një arsye që lamë mandatet. Nuk shoh aty të ketë një ekspertizë, të gjitha janë siç i sjell qeveria, ku një pjesë besoj se kanë ardhur me shkollime të dyshimta”, tha ai.

I pyetur nëse mund të shfrytëzohet pandemia për zgjedhjet e ardhshme, ai theksoi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen.

“Zgjedhjet e 25 prillit janë të jashtëzakonshme, për shkak të padurimit që qytetarët kanë për të larguar Edi Ramë. Ligjërisht nuk mund dhe nuk do të shtyhen zgjedhjet”, u shpreh ai.

Ndërsa për akuzat ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha sa i përket çështjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u shpreh se është një përfitim i ulët.

UÇK ka qenë gjithmonë në mbrojtje. Kjo është vetëm për të krijuar një perceptim të rremë në publik. Janë akuza të pabaza për përfitim si edhe për të zhvendosur vëmendjen nga situata e pandemisë”, tha Salianji.


Etiketa: ,