Kosovë Shqipëri

Sali Berisha thotë se votimi i Speciales nga deputetët shqiptarë ishte i duhur: Emri jonë duhet të pastrohet

Ish-kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Gjykata Speciale duhej të votohej në Këshillin e Europës pasi kështu do të pastrohej emri i shqiptarëve.

Ai thotë se propaganda e Serbisë ishte shumë e fortë dhe kishte arritur deri tek Raporti i Dick Martit. Ai thotë se Marty ishte bashkëpunëtore i Serbisë ndërsa aktakuza e Speciales i cilëson shqiptarët sikur “kanibalë”

Reklamo bizensin tuaj ketu

“E kanë votuar në unanimitet të gjithë deputetët e kuvendit shqiptar. Kjo është e vërteta e botës, dhe e qëndrimit të Shqipërisë. Sali Berisha është njeriu që ka denoncuar publikisht dhe më shumë se cdo kush tjetër raportin e Dick Marty. E kam denoncuar në OKB dhe Asamblenë e Këshillit të Europës. Atë vit Shqipëria e udhëhiqte Këshillin e Europës”, tha ai në Dukagjini.

“Raporti dhe aktakuza na cilëson neve shqiptarët sikur kanibalë. Ne kemi therrë njerëz dhe kemi transplantuar organe. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Emri jonë duhet të pastrohet. Ajo gjyaktë duhej të votohej”, tha ai.