Kosovë Shqipëri

Sali Berisha: Kurrë nuk e kam akuzuar Thaçin për vrasjen e Ali Ukës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, se e ka vrarë gazetarin Ali Uka.

Sipas Berishës, ky i fundit kurrë nuk e ka akuzuar Thaçin për vrasjen e Ali Ukës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën”, është shprehur Berisha.

“Ali Uka është vra dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, ka thënë Berisha në Dukagjin.

Tutje, Berisha tha se po ta dinte se Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht.

“Po të kisha dijeninë më të vogël në vrasjen e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dalë publikisht me akuza ndaj Thaçit”, ka thënë Berisha.