Kosovë Shqipëri

Sali Berisha flet për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se të riun në Tiranë e vrau shteti i udhëhequr nga Edi Rama. Ai ka folur edhe për Vetëvendosjen dhe reagimin e Albin Kurtit për vrasjen e Klodian Rashës.

“Përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë aktiv. Ai ka një degë. VV është një forcë politike edhe në SHqipëri gjë të cilën uë e quaj pozitive. Ata e kanë dënuar dhe kanë mbajtur qëndrim aktiv ndaj kësaj gjendje”, tha Berisha në Pressing.

“Secili bën arsyetimin e tij por ngjarja është tragjike dhe përbën një zhvillim dramatik për vendin. Një person, një njeri por një njeri i vrarë në prag të shtëpisë nga policia e shtetit është vrasje e mirëfilltë shtetërore”, thotë Berisha.

“Vrasja e tij është një shëmtirë. Edi Rama e shtroi qeverinë e tij në qeveri kanuni”, thekson Berisha.