Lajme

Sadiq Khan shikon rizgjedhjen si kryetar i Bashkisë së Londrës

Sadiq Khan, kryetari aktual i Bashkisë së Londr

Sadiq Khan, kryetari aktual i Bashkisë së Londrës dhe kandidati i Partisë së Punës për zgjedhjet për kryetar bashkie më 6 maj, thotë se ai ka një plan për të ndihmuar Londrën të rikuperohet nga efektet “shkatërruese” të Brexit dhe pandemisë së Coronavirusit nëse fiton një mandat të dytë, transmeton Insajderi.

Duke folur për Anadolu Agency, Khan tha se kryeqyteti britanik do të dalë nga situata aktuale pasi ai do ta promovonte atë gjerësisht. “Unë mendoj se kombinimi i Brexit dhe kësaj pandemie të tmerrshme ka qenë shkatërruese për bizneset në Londër dhe në të gjithë vendin, veçanërisht për ato në tregtinë me pakicë, mikpritjen, kulturën, në kohën e lirë dhe turizmin. Vitin e fundit, ne kemi humbur më shumë se 300,000 vende pune në Londër dhe më shumë se një milionë londinezë janë aktualisht pa punë”, tha ai.

Për të adresuar të gjitha këto, Khan tha, “Unë kam një plan, i cili është punë, punë, punë”. Ai tha se plani i tij përfshin mbajtjen e njerëzve të punësuar dhe ndihmën e atyre që kanë humbur punën e tyre për të gjetur një punë të re dhe të qëndrueshme në qytet. Khan gjithashtu tha se ata kanë përdorur reklamat dhe kanë promovuar West End, një rreth i Londrës Qendrore ku ndodhen qendrat kulturore, teatrot, restorantet, pub-et dhe kafenetë, për të sjellë njerëzit përsëri pas pandemisë.

Ai tha se më shumë se 18,000 londinezë vdiqën vitin e kaluar për shkak të Coronavirusit, por me sistemin e vaksinimit dhe testit dhe gjurmimit, ai tha se shpreson që bllokimi më i fundit të ishte i fundit. Duke u bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen, ai tha “pasi kemi dalë nga bllokimi, do të kemi një shërim të mirë”.

Ai vuri në dukje se tre veprimet e tij të para nëse zgjidhet do të ndihmonin Londrën qendrore të rimëkëmbet, duke ngritur akademi të ndryshme pune për të rinjtë dhe duke vazhduar përmirësimin e cilësisë së ajrit të Londrës. /Insajderi.com