Showbiz

Sabiani realizon tatuazhin e veçantë dedikuar vajzës së tij, Keisit

Keisi Medini është një nga vajzat më të komentu

Keisi Medini është një nga vajzat më të komentuara të showbizit.Ajo fillimisht tërhoqi vëmendje për pamjen e jashtme, ndërsa më vonë u identifikua edhe për zërin e veçantë.



Mirëpo, ajo njihet prej kohësh si vajza e këngëtarit shumë të pëlqyer nga publiku, Sabiani. Keisi është pika e dobët e babit dhe ky i fundit e tregon në çdo rast.

Këngëtari ka realizuar një tatuazh dedikuar të bijës. Në krahun e tij, këngëtari ka realizuar gjysmën e portretit të së bijës, bashkuar me gjysmën e fytyrës së një luaneshe.