Sport

Sa romantik! Pritet të kalojë te United, mesfushori i Barçës i propozon të dashurës në mes të shkretëtirës

Frenkie de Jong është shuëm afër kalimit në Pr

Frenkie de Jong është shuëm afër kalimit në Premier League, pasi Manchester United është afër marrëveshjes me Barcelonën për shërbimet e holandezit.



Teksa ndodhet në qendër të vëmendjes së kësaj merkatoje, sigurisht kjo nuk e ka penguar lojtarin që të mendojë edhe për jetën private të tij.

Teksa ndodhet me pushime në Amerikën e Veriut, mesfushori i Barçës ka menduar t’i propozojë të dashurës, Mikky Kiemeney për martesë.

Dhe holandezi e bëri festën të paharrueshme, duke shtruar pyetjen në mes të një shkretëtire, përballë perëndimit të diellit. Ai e bëri të ditur lajmin në Instagram, me një postim ku shkruhej: “Mezi pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës së bashku. Ajo tha po”.

Ndërsa De Jong ka vijuar pushimet e tij verore, Manchester United ka qenë në bisedime me Barcelonën, në përpjekje për të nënshkruar me holandezin.

Mesfushori shkëlqeu nën drejtimin e Erik ten Hag ndërsa ishte tek Ajax, duke ndihmuar klubin për një tjetër titull të Eredivisie dhe Kupën KNVB. Dhe tani, trajneri i ri i Manchester United beson se ai mund të ndihmojë në rikthimin e “Djajve të Kuq” në Champions League.