Bota

“Sa herë del në televizion shpërthen ndonjë bombë”, Trump tregon pse s’po e shkarkon Faucin

Presidenti Donald Trump ka dalë me ankesa të reja ndaj epidemiologut të njohur dhe koordinatorit të Task-Forcës kundër koronavirusit në SHBA., Dr. Anthony Fauci.

Duke folur me anëtarët e stafit që koordinojnë fushatën e tij, presidenti i SHBA. e quajti Dr. Fauci “budalla”, duke shtuar se nuk mund ta pushonte nga puna për shkak të opinionit të tij publik.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë,” u citua të thoshte Trump në një intervistë telefonike, duke ftuar gazetarët të dëgjonin bisedën.

“Sa herë që ai shkon në TV, një bombë shpërthen,” i tha Trump stafit të tij, duke shtuar se do të ishte një bombë edhe më e madhe nëse ai do ta pushonte nga puna Dr. Fauci.

Presidenti amerikan pretendoi se “nëse do të dëgjonim epidemiologun, atëherë do të kishim 700,000 deri 800,000 vdekje”.

Më shumë se 220,000 amerikanë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Trump adresoi kritika ndaj Faucit, pasi ky i fundit u shfaq në emisionin “60 Minuta” të CBS dhe tha se nuk ishte i befasuar që Trump u diagnostikua me koronavirus.

“Isha i shqetësuar se ai do të sëmurej kur e shihja në një situatë shumë të rrezikshme në turmë, pa asnjë distancë dhe pothuajse të gjithë pa maska”, tha Dr. Fauci.