Showbiz

Sa bukur! Alfio, Fatma dhe Noah zbukurojnë shtëpinë për festat e fundvitit

Në shtëpinë e Alfios dhe Fatmës ka trokitur atm

Në shtëpinë e Alfios dhe Fatmës ka trokitur atmosfera e festave të fundvitit. Dyshja i ka kushtuar sot plot tre orë zbukurimit të pemës, së bashku me vogëlushin e tyre Noah.





Ka qenë Alfio që ka publikuar një video në Instagram, ku ka treguar të gjithë procesin në mënyrë të përmbledhur e të përshpejtuar. “Duket pak punë, por ishin plot 3 orë”, – ka shkruar ai.

Ndërkaq, Fatma ka publikuar një tjetër video ku ajo dhe Alfio shfaqen me të birin në krahë. Vogëlushi vendos plot gëzim yllin në pemë.