Maqedoni

Rusia shpall person të padëshiruar diplomatin e Maqedonisë së Veriut

Rusia ka shpallur person të padëshiruar një

Rusia ka shpallur person të padëshiruar një diplomat nga Maqedonia e Veriut, transmeton Alsat. Sipas agjencisë së lajmeve „Риа новости“, Ministria e Punëve të Jashtme në Rusi këtë veprim e ka marrë si përgjigje për dëbimin e diplomatit rus nga Shkupi.

– Advertisements –

“Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Çaushevska-Dimovska është thirrur në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku u njoftua se një punonjësi i Ambasadës së Maqedonisë s; Veriut në Moskë është shpallur  non grata”, thuhet në deklaratën e MJP-së ruse që transmetojnë mediat ruse.

Ndryshe, me 14 maj, Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut shpalli person të padëshiruar një diplomat rus, për çka i njëjti u dëbua nga vendi.