Lajme

Rusia ka dëbuar dy diplomatë bullgarë

Rusia dëboi dy diplomatë bullgarë, sekretarin e

Rusia dëboi dy diplomatë bullgarë, sekretarin e parë dhe të dërguarin për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë të publikuar në ueb faqe, Ministria e Jashtme ruse tha se diplomatët e shpallur “persona të padëshiruar” duhet të largohen nga Rusia brenda 72 orësh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo masë është përgjigje ndaj vendimit të marrë në mars të këtij viti nga pala bullgare për të deklaruar ‘persona të padëshiruar’ dy punonjës të Ambasadës Ruse në Sofje”, theksohet më tej.

Më 22 mars, autoritetet bullgare shpallën dy diplomatë rusë “persona të padshiruar” dhe u kërkuan atyre të largohen nga vendi brenda 72 orësh, pas një njoftimi nga Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë, i cili tha se gjashtë punonjës aktualë dhe të dikurshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe inteligjencës ushtarake të vendit u arrestuan në dyshimin për spiunazh për Rusinë.

Një gjykatë ushtarake vendosi pesë prej tyre në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë ndërsa një i dyshuar u la i lirë me kusht pasi Zyra e prokurorit nuk këmbënguli në arrestimin e tij. /Insajderi.com