Lajme

Rusi: Vdesin katër persona pas marrjes së vaskinës Sputnik V, kundër COVID-19

Kanë vdekur katër persona në Rusi pasi morën va

Kanë vdekur katër persona në Rusi pasi morën vaksinën kundër SARS-CoV-2, Sputnik V, përcjell Insajderi.

Tre nga të vdekurit ishin gra të moshës 51, 69 dhe 74 vjeç ndërsa e katërta nuk u identifikua në dosjet e zbuluara, në raste të paraportuara më parë, të cilat po zhvillohen nga rregullatori i Bashkimit Evropian, Agjencia Evropiane e Barnave EMA në Amsterdam.

Vdekjet ishin të lidhura me zemrën, mushkëritë dhe sheqerin në gjak që mund të mos ishin shkaktuar nga Sputnik V, tregonte dosja e dokumenteve ruse, njofton EUobserver.com.

Gjashtë rusë të tjerë, burra dhe gra të rinj njëri prej tyre vetëm 25 vjeç, po ashtu kishin komplikime mjekësore pas marrjes së vaksinës, sipas dosjeve të brendshme të çështjes.

Pas marrjes së vaksinës ata kishin pësuar një sërë simptomash si: vështirësi në frymëmarrje, ënjtje, dobësi të muskujve, presion të lartë të gjakut, dhimbje koke, marramendje dhe ethe.

Vërtetësia e njërës prej dosjeve të çështjes RosPotrebNadzor u konfirmua zyrtarisht nga Denis Logunov, një virolog i vjetër në Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë në Moskë, i cili zhvilloi Sputnik V.

“Unë kërkova informacion në lidhje me këtë rast dhe… mora një përgjigje. Kjo çështje nuk është e rreme”, i tha ai EUobserver të mërkurën e 7 prillit, duke folur për gruan 51-vjeçare, e cila vdiq papritur pasi mori dozën e dytë të Sputnik V.

EUobserver shkruan se identifikoi në mënyrë të pavarur tre pacientë të tjerë në dosjet e rrjedhura përmes llogarive të tyre në media sociale, ndërsa një tjetër u identifikua si infermiere në një spital lokal në Ulyanovsk, një qytet në Rusinë perëndimore.

Por, nuk ishte e mundur të konfirmohen vdekjet, pasi në Rusi nuk ka regjistër të vdekjeve me burim të hapur.

Siç shkruan ky portal, Fondi Rus i Investimeve Direkte, një organ përgjegjës për eksportin e Sputnik V, nuk pranoi të komentojë, RosPotrebNadzor gjithashtu nuk i’u përgjigj pyetjeve të EUobserver.

EMA, e cila aktualisht po kontrollon Sputnik V për miratim në të gjithë BE-në, konfirmoi se kishte parë gjithashtu dosjet e çështjes RosPotrebNadzor.

Këto u dërguan në rregullatorin e BE-së nga një rus, i cili kërkoi të mbetet anonim, në vend se përmes kanaleve normale, sipas një emaili nga një zyrtar i EMA i datës 26 mars dhe i parë nga kjo faqe në internet.

“Ne mund të konfirmojmë që të gjitha raportet trajtohen seriozisht nga EMA dhe vlerësohen drejtpërdrejt”, ka thënë një zëdhënëse e EMA për EUobserver të enjten, duke iu referuar dosjeve të RosPotrebNadzor mbi vdekjet dhe ndërlikimet e tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve në dosjet e zbuluara ishte i vogël krahasuar me miliona njerëz që ndiheshin mirë pasi morën Sputnik V, por mungesa e transparencës së Rusisë, si dhe shqetësimet për standardet e saj të dobëta të mbledhjes së të dhënave, shtruan pyetjen nëse kishte raste të tjera të pa raportuara atje. /Insajderi.com