Lajme

Rusi/ Studenti hap zjarr në kolegj, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosë

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, kur në mesnatë një student hapi zjarr në një kolegj në qytetin Blagoveshchensk, në rajonin e largët Amur të Rusisë. I riu vrau më pas edhe veten, duke i kthyer armën vetes.

“Trupat e dy të rinjve, tre të plagosurit dhe revolja u gjetën në vendin e ngjarjes”-thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.

E teksa të rinjtë që u plagosën po marrin ndihmë mjekësore, policia vendase bën me dije se i riu ka hapur zjarr pas një konflikti me disa studentë të tjerë.


Etiketa: , ,