Lajme

Rugova: Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka kritikuar partinë e tij, pasi sipas tij në të po vazhdon heshtja, terri dhe interesat e ngushta të klaneve të ndryshme,

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Rugova ka thënë se një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje të pushtetit, sistemim interesash të klaneve të ndryshme.

Madje ai ka thënë se garda kanceroze që e fundosi LDK-në, po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e partisë, por vetëm interesin e ngushtë të tyre.

“Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri. Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri. Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?”, ka shkruar Rugova.

LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars