Sport

Rugani transferohet te ekipi francez

Mbrojtësi italian, Daniele Rugani, i cili kohët

Mbrojtësi italian, Daniele Rugani, i cili kohët e fundit ishte pjesë e Jubentus, ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e ekipit të ri, ku lojtari do të vazhdojë karrierën, njofton Insajderi.

Mbrojtësi 26 vjeçar, ka arritur akodr total me skuadrën franceze të Rennes, raportojnë mediat italiane.

Aryseja e zgjedhjes së Rennes, nga mbrojtësi italian, është për të vetmën arsye se Renne këtë edicion do të marrë pjesë në grupet e Champions League, ku skuadra franceze është në grupin E, së bashku me Sevilla, Chelsea dhe rusët e Krasnodar.

Rugani ka kaluar për një vit huazim te francezët me një shumë prej 1.5 milionë eurove, ndërsa në orët e ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i tij te francezët e Rennes. /Insajderi.com