Showbiz

Rudina Hajdari flet për marrëdhënien në distancë me bashkëshortin: Po kalojmë një moment të vështirë

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur si rrallëher

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur si rrallëherë  për jetën private dhe marrëdhënien në distancë me bashkëshortin e saj, i cili jeton në Amerikë. E ftuar në “Shiko kush luan” mbrëmjen e djeshme Rudina u vendos para një pyetje të sikletshme.





“Je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin. Ne sot jemi kuriozë të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti të heqësh dorë nga politika për t’u rikthyer në Amerikë”, ishte pyetja për Rudinën.

Ajo ka treguar se prej 3-4 vitesh ajo dhe bashkëshorti i saj jetojnë një marrëdhënie një distancë dhe kjo kërkon sakrifica. Deputetja shton se këto janë momente të vështira, por që është e sigurt që bashëkshorti i saj do ta përkrah gjithmonë në rrugën e saj në politikë.

“Kam diku te 3-4 vite që jam këtu në Shqipëri. Njihemi qëkur kam qenë 16 vjeç. Kemi një lidhje të gjatë me njëri-tjtrin, kemi edhe një vajzë, kemi patur edhe një lidhje në distancë kohët e fundit. Kemi patur dhe zënkat tona, dhe është një sakrificë e madhe sepse kemi edhe vajzën, jemi duke kaluar një moment të vështirë,por di t’iu them që ai është një djalë i jashtëzakonshëm , një baba i jashtëzakonshëm dhe më përkrah për këtë që bëj dhe jam e sigurt do më përkrah gjithmonë. Është një nga njerëzit që unë vlerësoj më shumë”, është shprehur Rudina.