Lajme

Rudi: Ata që janë marrë me atentatin ndaj meje e kanë pasë jetën e shkurtër, gjykatësit dhe prokurorët kanë dashur të jetojnë

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka thënë se gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë nuk kanë guxuar t’i hetojnë rastet e vrasjeve të zyrtarëve të kësaj partie.

Rudi ka thënë se gjykatësit dhe prokurorët janë shumë të mirë, por sipas tij ata s’kanë siguri. Ai tha se ata s’kanë guxuar t’i hetojnë këto raste sepse kanë dashur të jetojnë.

“Jo që s’kemi gjykatësa e peokurorë tanë. Kemi dhe i kemi shumë të mirë, por nuk kanë siguri. Nuk kanë guxu me i kry këto hetime ngase kanë pa raste tjera që kanë shku dëshmitarët dhe kanë dashur të jetojnë”, ka thënë Rudi në Kanal 10.

Rudi ka thënë se ka raste kur ata që kanë dëshmuar për rastin e atentatit ndaj tij janë vrarë.

“Nëse dikush ka dashur të merret me rastin e Fetah Rudit, ka pasë jetë të shkurtër. Kemi raste. Kemi raste që njerëzit nuk janë gjallë. Pse? Se kanë deshmu kush është Fetahu”, ka thënë Rudi.