Lajme

“Rrugëtim për Shqipërinë”, lideri i PD nis takimet në rrethe

Me moton “Rrugëtim për Shqipërinë” Lulz

Me moton “Rrugëtim për Shqipërinë” Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve në rrethe.

Takimet me bazën e demokratëve do të jenë të hapura, dhe PD është kujdesuar të njoftojë median të ndjekë nga afër këto takime. Kjo është praktike e re, pasi PS dhe Rama i zhvillojnë takimet me regji qendrore të ERTV-së.

Rreth një muaj më parë, kryedemokrati Basha porositi koordinatorët e shpërndarë në rrethe që deri në fund të muajt të kaluar të identifikonin votuesit besnik të tyre dhe kontaktimin e tyre.

Përveç këtyre, Basha u kërkoi edhe regjistrimin e anëtarësimeve të reja. Tashmë që kjo procedurë ka përfunduar, lideri i opozitës do të jetë në rrethe për të parë nga afër anëtarësimet e reja.

Axhenda e takimeve nis sot pasdite në qarkun e Elbasanit, e më pas në ditët e tjera Basha do të jetë në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.

*Njoftimi i PD-së


Etiketa: , , , , , ,